Shkaktoi zjarrin në ish-fabrikën Ohis, padi penale ndaj tij

Maqedonia

Shkaktoi zjarrin në ish-fabrikën Ohis, padi penale ndaj tij

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka thirrur në bisedë zyrtare disa persona nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarrin në ish-fabrikën Ohis.

Ndërsa sipas inspektimeve të bëra nga ana e policisë, është vërtetuar se personi S.A (35) nga Kavadari, ka shkaktuar zjarrin gjatë saldimit të gardhit në zonën e fabrikës.

“Lidhur me zjarrin që më 05 gusht 2021 rreth orës 16.30 ishte raportuar se ka rënë në zonën e një fabrike në rrugën “Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilin ishin djegur kulmi dhe tavani i ndërtesës administrative, kati i laboratorisë, ekskavatori, rezervuari i ujit dhe magazina e veglave, të gjitha në pronësi të një personi juridik, pas inspektimit, disa persona u thirrën për intervistë zyrtare në komisariatin e policisë”, thonë nga MBP.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit S.A do të ngritet padi penale, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat