25 zjarrfikësit bullgarë që ndihmuan në shuarjen e zjarreve u kthyen në Bullgari

Maqedonia

25 zjarrfikësit bullgarë që ndihmuan në shuarjen e zjarreve u kthyen në Bullgari

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Grupi i parë i zjarrfikësve bullgarë të cilët ishin dërguar të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut u kthyen në Bullgari. Televizioni Nacional Bullgar (BNT) informoi se 25 zjarrfikës janë kthyer në Bllagoevgrad dhe Smolljan. Ata një javë me tre automjete zjarrfikëse luftonin me zjarret në Maqedoninë e Veriut.

Zjarrfikësit bullgarë, siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ishin dërguar më 4 gusht kur zjarri afrohej drejtë kufirit bullgar.

“Drejtori i Brigadës Zjarrfikëse në Bllagoevgrad, Georgi Parmakov deklaroi se zjarret në Maqedoninë e Veriut ishin nga përmasa të mëdha kur kishin shkuar në Dellçevë dhe Pehçevë. Ata kanë punuar në fshatin Çiflik, ndërsa ditën tjetër kur zjarri ishte përhapur në shumë drejtime dhe i kishte rrezikuar disa fshatra të rajonit, zjarrfikësit bullgarë duhej shumë shpejtë të shkonin nga Pehçeva drejtë Istevnikut, duke kaluar nëpër zjarr. Duke mbërritur në fshat, ata baskë me kolegët e tyre maqedonas fillojnë ta shuajnë zjarrin dhe ta kufizojnë që të mos kalojë në shtëpitë e popullsisë lokale. Në shuarje ndihmonin edhe zjarrfikës nga Austria dhe Sllovenia”, thuhet në raportin e BNT.

Sipas BNT, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur edhe 27 zjarrfikës bullgarë të cilët do të vazhdojnë të ndihmojnë deri në shuarjen e plotë të zjarreve.

Zjarrfikësit bullgarë ishin dërguar në Maqedoninë e Veriut pasi Qeveria bullgare iu përgjigj thirrjes për ndihmë në fillim të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat