Arben Taravari konfirmon bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Arben Taravari konfirmon bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:24
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp e ka konfirmuar bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në në zgjedhjet lokale.

Taravari tha se nuk ju ka mbetur diçka tjetër si parti, pas fotografisë në mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, me të cilën njoftuan koalicionin në mes partive në pushtet për zgjedhjet lokale.

“Disa herë BDI-së i kemi ofruar që të garojmë vet dhe në raundin e dytë të mendojmë për bashkëpunime të caktuara. Ju jeni të informuar për fotografinë në mes Zaevit dhe Ahmetit dhe si kundërpërgjigje neve nuk na mbetet gjë tjetër që të bashkëpunojmë me OBRM-PDUKM-në. Në disa komuna do të bashkëpunojmë në raundin e parë, në disa komuna në raundin e dytë. Mendoj se me këto bashkëpunime do të fitojmë pjesën dërrmuese të komunave në Maqedoni”.

“Për Kërçovën ende nuk kemi vendim, e dini për momentin janë dy kandidat, njëri i BDI-së e tjetri kushëriri i Ali Ahmetit. Ne nuk duam t’i përçajmë votat e shqiptarë. Por tashmë votat e shqiptarëve në Kërçovë janë të përçara”, tha në mes tjerash Taravari.

Ai theksoi se bashkëpunimi me OBRM-PDUKM-në për zgjedhjet lokale bëhet me qëllim të mirë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale është planifikuar të mbahen më 17 tetor, ndërsa partitë akoma nuk i kanë zyrtarizuar të gjithë kandidatë me të cilët do të kërkojnë votat e qytetarëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat