Grubi, Bekteshi dhe Nuredini përuruan rrjetet e ujësjellësit në Llojan, Sllupçan dhe Orizare të komunës së Likovës

Maqedonia

Grubi, Bekteshi dhe Nuredini përuruan rrjetet e ujësjellësit në Llojan, Sllupçan dhe Orizare të komunës së Likovës

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini dhe ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi kanë vizituar komunën e Likovës e më saktësisht vendbanimet Llojan, Sllupçan dhe Orizare.

Në vendbanimin Llojan është përuruar fillimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit. Qeveria për këtë projekt nga Programi TAV i ka ndarë komunës së Likovës shumën prej 22.021.091,95 denarë, ndërkohë që krahas këtij projekti në këtë vendbanim bëhet edhe rekonstruimi i rezervuarit për ujë të pijshëm.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi më tej ka qëndruar edhe në Sllupçan ku gjithashtu është përuruar fillimi i punimeve të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, projekt ky në vlerë prej 27.934.673,00 denarë. Ky projekt financohet në bashkëpunim mes ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Likovës.

Fshati Orizare ishte destinacioni tjetër ku qëndroi për vizitë sot Zëvendëskryeministri i parë Grubi, ku gjithashtu është përuruar fillimi i punimeve për realizimin e projektit për rrjetin e ujësjellësit, projekt ky i financuar nga ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 32.452.614,00 denarë.

Me këto projekte që Qeveria i financon për komunën e Likovës, po rrumbullaksohen projektet në disa prej fshatrave të komunës së Likovës, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat