Për tre javë në Maqedoni janë infektuar 17 mijë qytetarë, tre mijë prej tyre kanë qenë të vaksinuar

Maqedonia

Për tre javë në Maqedoni janë infektuar 17 mijë qytetarë, tre mijë prej tyre kanë qenë të vaksinuar

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:53
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar rekord i zi sa i përket vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa në mesin e të vdekurve ishte edhe një 24 vjeçar nga Resnjë. Numri i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe është mbi 1000 në ditë.

Analizat e MSH-së tregojnë se 83% e rasteve të reja nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa në mesin e të hospitalizuarve kjo përqindje është 89. Vetëm 10% e të vdekurve në gushtë kanë qenë të vaksinuar. Po ashtu analizat tregojnë se nga 6 deri më 26 gusht janë infektuar 17.020 uqytetarë, ndërsa prej tyre 2.924 ose 17% janë vaksinuar plotësisht.

“Vetëm 11 për qind e të hospitalizuarve janë vaksinuar plotësisht”, thonë nga MSH.

Vdekshmëria te të vaksinuarit është më e madhe dhe këtë e thotë edhe statistika. Gjatë kësaj periudhe tre javore në Maqedoni kanë humbur jetën 246 persona pa vaksina, ndërsa vetëm 30 ose 10% kanë pranuar vaksinë.

MSH njofton se rritje rapide është detektuar te rinfeksionet nga coronavirusit në periudhën nga 15 gushti deri më 22 gusht. Nga fillimi i pandemisë deri tani, në Maqedoni janë detektuar 351 raste të rrinfektimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat