Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve jep arsyen pse është lëshuar Milevski nga burgu

Maqedonia

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve jep arsyen pse është lëshuar Milevski nga burgu

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 17:47
Zoran Milevski

Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftojnë se Zoran Milevskit i është lejuar ndërprerje 30 ditëshe e vuajtjes së dënimit me burg për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe se për këtë, Milevski ka dorëzuar raporti të specialistëve nga kontrollet e mjekëve.

Në ato raporte, siaps DZS-së, ai është paraqitur në kontrol për shkak të ndjesisë së punës së përshpejtuar të zemrës, dhimbje në gjoks, dispne dhe agjitacion të dukshëm të cilat ishin lajmëruar pas stresit intensiv psikik dhe fizik.

Milevski, ishte një nga pjesëmarrësit në aksidentin në komunikacion, i cili ndodhi të shtunën në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë, në të cilin një person humbi jetën, ndërsa shtatë ishin lënduar.

“Të dënuarit Zoran Milevski, me vendim prej 10.08.2021 i është lejuar ndërprerje e vuajtjes së dënimit me burg në përputhje me nenin 225 paragrafi 1 i Ligjit për zbatimine sanksioneve. Dënimi me burg, të cilin ky person i dënuar e vuan në SHNP të llojit të hapur në Strugë i ndërpritet në kohëzgjatje prej 30 ditëve edhe atë prej 10.08.2021 deri 09.09.2021 në të cilën ditë i njëjti duhet të kthehet në SHNP Strugë dhe të vazhdojë me vuajtjen e dënimit”, njoftojnë nga kjo drejtori.

Diagnoza thuhet në kumtesë, për të cilën specialisti kishte thënë se nevojitet të vazhdohen ekzaminimet mjekësore është “Takikardi Supraventrikulare” dhe janë caktuar ekokardioradi, holter EKG TA, kolor dopler sonografi i arterieve katoride, KST, ndërsa është shënuar edhe terapi adekuate e medikamenteve.

Ndryshe, Zoran Milevski – Kiçeec është dënuar me tre vite burg, pasi e pranoi fajin për rastin “Haraçi” – marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat