Tragjedia në Tetovë/ Komuna e Gostivarit ndihmon familjet e viktimave me nga 1000 euro

Maqedonia

Tragjedia në Tetovë/ Komuna e Gostivarit ndihmon familjet e viktimave me nga 1000 euro

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:43
Zjarri në spitalin e Tetovës

Keshilli i komunes se Gostivarit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për tragjedinë në Tetovë. Seanca ka ardhur me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Me propozim të tij u vendos që për çdo familje të viktimave të zjarrit të ndahet nga një mijë euro. Taravari e dhuroi edhe pagën e tij për këtë muaj.

Në emrin tim dhe tuaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre në Tetovë. Propozova që familjet që patën viktima të ndihmohen me nga një mijë euro secila. Poashtu e jap rrogën time një mujore për këto familje. Do ishte mirë ti ndihmonim këto familje pasi jemi komunë fqinje. Besoj se do ta përkrahni këtë propozim dhe pres mbështetjen tuaj për këtë vepër solidariteti”.

Propozimi i Taravarit u mbështet nga të gjithë këshiltarët komunal.

Jam shumë i emocionuar pasi rrugës duke ardhur në seancë e pashë videon e fundit nga rasti. Poashtu edhe unë rrogën time dua ta ndajë për këto familje”, tha në fjalën e tij këshilltari i ASH, Berat Jakupi.

Ngushëllimet e mija të sinqerta për familjet e viktimave. Edhe unë i bashkangjitem propozimit të kolegut, kështu që ne këshilltarët e LSDM dhe NSDP dhurojmë poashtu rrogat tona një mujore”.

Edhe ne si grup i këshilltarëve të BDI i bashkangjitemi porpozimit. Solidarizohemi dhe japim rrogat tona. Do doja të mos ndahemi në grupe”, tha Shpëtim Xhelili, koordinator i këshilltarëve të BDI.

Propozojë që të gjithë ne këshilltarët ta japim rrogën tonë. Të solidarizohemi së bashku që sadopak t’ua lehtësojmë dhimbjen këtyre familjeve me një rrogë paushalle”, tha Njomza Shaqiri,koordinatore e këshiltarëve të ASH.

Të dy pikat, edhe ajo e propozuar nga kryetari Taravari dhe ajo e këshilltarëve komunal kaluan me unanimitet votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat