Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:45
Nikolla Dimitrov

Me iniciativë të eurokomesarit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot bashkërisht me ministrat e rajonit që angazhohen për eurointegrimet, mori pjesë në mbledhjen për këmbim të mendimeve dhe përgatitje për Samitin e tetorit BE – Ballkani Perëndimor.

Në mbledhje, siç njoftuan nga SÇE-ja, u diskutuan temat kyçe të agjendës së Samitit dhe rezultatet që priten, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen ekonomike nga BE për rajonin dhe ndërtimin e tregut të brendshëm rajonal, gjendjen me coronavirusin dhe procesin e vaksinimit, agjendën e gjelbër si dhe përpjekjet për uljen e shpenzimeve të roamingun mes rajonit dhe BE-së.

Dimitrov theksoi se Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Samiti duhet të jetë mundësi që të përafroeht deri te qytetarët mbështetja e BE-së dhe partneriteti strategjik me rajonin në menaxhimin me sfidat globale si çështje të përbashkëta – covid-49 dhe vaksinimi, migracioni dhe çështjet e sigurisë, por edhe përparimi në procesin e zgjerimit”, tha Dimitrov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat