Reagon Dimitrov: Nuk ka asnjë ankesë për diskriminim në bazë etnike bullgare

Maqedonia

Reagon Dimitrov: Nuk ka asnjë ankesë për diskriminim në bazë etnike bullgare

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:48
Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov reagoi ndaj deklaratave të Ekaterina Zakharievës duke thënë se është e vështirë të kuptoj akuzat e këtilla.

“Ne kemi Komision kundër diskriminimit si e para. Kur kontrollova nëse ka ankesa për diskriminim ndaj bullgarëve, nuk kishte asnjë ankesë kundër diskriminimit”, tha Dimitrov.

Ai tha se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ku në Kushtetutë të gjitha bashkësitë etnike janë të barabarta.

Ndryshe, përgjigja e Dimitrov vjen pasi që Zakharieva deklaroi se ndjehet e dëshpëruar nga përgjigjet e Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat