OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoninë e V. të qeta, por me probleme teknike

Maqedonia

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoninë e V. të qeta, por me probleme teknike

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Misioni i OSBE/ODIHR, zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, i ka vlerësuar kryesisht të qeta dhe demokratike, por ka regjistruar edhe probleme gjatë votimit, kryesisht me aparatet biometrike për votim, shumë prej të cilëve ishin jashtë funksionit që në nisjen e procesit të votimit

“Zbatimi i vonshëm i votimit biometrik krijoi sfida plotësuese në realizimin e zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve, përfshirë edhe numërimin e votave u realizua kryesisht mirë, pavarësisht problemeve me votimin biometrik, votimin në grupe dhe disa gabime procedurale gjatë numërimit të votave”, ka deklaruar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.

Sipas saj, “procedurat e votimit në përgjithësi u respektuan, përfshirë edhe masat anti-COVID-19”. Por, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vërejtur probleme me fshehtësinë e votës dhe me votimin në grup ose votimin familjar.

“Realizimi i zgjedhjeve u harmonizua me shumë afatet ligjore por mundësia për të përmbushur detyrën u kufizua nga personeli i limituar dhe kapacitetet administrative të kufizuara”, theksuar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.

Ky mision thekson domosdoshmërinë e rishikimit të Kodit zgjedhor, edhe sa i përket financimit të fushatës. Sipas OSBE/ODIHR, dispozitat aktuale ligjore favorizojnë partitë më të mëdha.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbikëqyrur nga 1,100 vëzhguesit vendor dhe 217 vëzhgues nga OSBE-ODIHR.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat