Të vaksinuarit në Maqedoni me vaksinën kineze dozën e tretë mund ta marrin tre muaj pas dozës së dytë

Maqedonia

Të vaksinuarit në Maqedoni me vaksinën kineze dozën e tretë mund ta marrin tre muaj pas dozës së dytë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se Komiteti Kombëtar për Imunizim ka sjellë vendim, me të cilin rekomandon që qytetarët të cilët janë vaksinuar dhe rivaksinuar me vaksinat kinez, dozën e tretë mund ta marrin tre muaj pas pranimit të dozës së dytë.

“Vaksinimi me dozën e tretë mund të bëhet me vaksinën e prodhuesit Pfizer, pa termin në cilën do pikë vaksinimi në vend. Për qytetarët që kanë marrë lloj tjetër vaksine, Pfizer, Astra Zeneka ose Sputnik V, doza e tretë e vaksinës mund të jepet 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë”.

“Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të vaksinohen. Vaksinat nuk janë vetëm efektive, ato janë gjithashtu të sigurta.

Apelojmë tek qytetarët që të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të Sars-Kov-2”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat