Arsovska për Shkupin: Nuk jam njeri i Gruevskit, më vjen keq…

Maqedonia

Arsovska për Shkupin: Nuk jam njeri i Gruevskit, më vjen keq…

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 08:46
Danella Arsovska

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, tha se është tragjike gjithë ato etiketime që janë bërë në adresën e saj.

“E kam thënë edhe më herët, nuk jam njeri as i Zaevit e as i Gruevskit. Por, jam njeri i cili do t’i përfaqësojë dhe mbrojë shkupjanët para se gjithash. Më vjen keq që dikush shërbehet me retorikë të tillë, posaçërisht disa njerëz me të cilët kam pasur mundësi në 5 vitet e kaluara të ulem në tavolinë. Nëse kanë dashur ata me forcat që kanë pasur në pushtet kanë mundur ta bëjnë Shkupin një vend më të mirë për të jetuar”, tha Danella Arsovska .

Ajo tha se si njeri nuk do të kishte vendosur në program një projekt i cili nuk është i mirëmbajtur dhe i parealizueshëm. Duke folur për transportin –publik pa pagesë, të cilin e ka premtuar, Danella tha se kjo do të sjellë shumë përfitime për shkupjanët.

“Me rritjen e numrit të eko-autobusëve do të ulet ndotja e ajrit. Nëse transporti publik do të jetë i shpejt efikas, do të shfrytëzojë shumë më shumë transportin publik dhe kjo do të ulë edhe më shumë përdorimin e makinave. Kjo do të ndikojë në jetën kualitative të qytetarëve”, u shpreh Danella Arsovska, duke shtuar se fillimisht do të sigurohen 250 eko-autobusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat