Kasami: Kërkojmë investime që të rinjtë të kenë të ardhme në vendlindje

Maqedonia

Kasami: Kërkojmë investime që të rinjtë të kenë të ardhme në vendlindje

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:25
Bilall Kasami

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami informoi gjatë vizitës në një fabrikë prodhimi ka hasur në gatishmëri të madhe të pronarëve për të investuar në një objekt të ri në Tetovë.

“Jemi duke shqyrtuar mundësitë për investime në Tetovë që të rinjtë të punësohen dhe të kenë të ardhme në vendlindjen e tyre. Kam vizituar kompaninë “Pestova”, kapacitet i fuqishëm përpunues i produkteve bujqësore, e cila shpreh gatishmërinë për të investuar në Tetovë, ku pritet të hapen rreth 60 vende të reja pune”, tha Bilal Kasami.

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ai dje ka vizituar shtabin zgjedhor në Poroj, Xhepçishtë, Drenovecë, Migjeni, Qendër dhe Çarshinë e Epërme.

“Shtabi zgjedhor e vazhdon punën pa pushim për fitoren e madhe të 31 tetorit”, tha Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat