Drejtori Shkodran Tolaj priti në takim profesorin universitar Xhelil Rufati

Maqedonia

Drejtori Shkodran Tolaj priti në takim profesorin universitar Xhelil Rufati

Nga: Burhan Lamallari Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:09
Pamje nga takimi

Në fazë të përgatitjeve e sipër dhe gjurmimin e një zone të paprekur deri tani siq është Reka dhe vënjen në skenë të super - premierës së radhës, drejtori Tolaj ka ftuar në takim profesorin universitar dhe skulptorin Xhelil Rufati i cili njihet si një nga njohësit më të mirë të asaj zone.

Ata janë dakorduar për një bashkëpunim të radhës që do jetë befasi për publikun!

Në takim të ngrohtë dhe miqësor u diskutua mbi të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen e traditave që shqiptarët edhe sot i ruajnë si pasuri e jashtëzakonshme që duhet mbrojtur e ruajtur me çdo kusht.

Profesori Rufati falemnderoi drejtorin Tolaj për hapjen e institucionit në raport me bashkëpunim si me komunitetin artistik shqiptar ashtu edhe me vlerat universitare, akademike e shkencore duke arritur kështu të ngrisë e ndërtojë një standart profesional e institucional të lartë në Ansamblin e këngëve e valleve popullore shqipe për çfarë krenohen shqiptarët anekënd viseve ku jetojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat