Kasami për menaxhimin e mbeturinave: Ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla

Maqedonia

Kasami për menaxhimin e mbeturinave: Ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 08:51
Bilall Kasami

Kandidati i Lëvizjës Besa, për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në “Programi 200”, ka thënë se menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë problem në këtë komunë, ku përveç të tjerash ai ka thënë se ka pasur marrëveshje korruptive me deponinë Drisla, shkruan Alsat.

Sipas tij, persona të afërt me kryetaren aktuale të Tetovës, kanë qenë të përfshirë në këto marrëveshje të cilat e kanë dëmtuar me shuma milionëshe ndërmarrjen komunale.

Kasami, ka thënë se plani i tij është që të sigurojë një fabrikë të reciklimit dhe sipas tij, kjo do ta ulë ndjeshëm koston e menaxhimit me mbeturinat.

“Ne ofrojmë në secilin bllok banesor dhe në bulevarde kryesore të ketë kontenjerë nëntokësor, ku nga qytetari do të bëhet selektimi i mbeturinave, me cka do të ulet ndjeshëm sasia e mbeturinave që do të duhet të deponohet në deponitë aktuale, ku ne sigurojmë një fabrikë të reciklimit me të cilën do të bëhet selektimi i mbeturinave tjera të cilat vijnë nga qytetarët dhe kjo do të ulë ndjeshëm koston e menaxhimit me mbeturinat”, u shpreh Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat