KRRE: Regjim i ri i optimizuar i shpërndarjes së ngrohjes në Shkup

Maqedonia

KRRE: Regjim i ri i optimizuar i shpërndarjes së ngrohjes në Shkup

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) e miratoi plotësimin e Rregullave të Rrjetit për Shpërndarjes e Energjisë Termike për Ngrohje të Balkan Enerxhi SHPKNJP Shkup, me të cilat mundësohet që BEG-u më herët të fillojë me dërgesën e ngrohjes në sistemin e shpërndarjes.

“Në fillimin e sezonit të ngrohjes, BEG-u në disa objekte kreu teste provë përmes optimizimit të dërgesës së energjisë termike. Me regjimin e ri, radijatorët që nga ora tre e mëngjesit, ngadalë do të fillojnë të ngrohen me qëllim që të arrihet temperatura e përcaktuar nga ora 6 deri në orën 22.

Regjimi i optimizuar i dërgesës do të mundësojë që të rritet cilësia dhe komoditeti i jetesës. Temperatura e përshkruar nga ora 6 deri në orën 22 është e garantuar, ndërkaq faturat do të mbesin të njëjta”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Regjimi i ri i optimizuar i dërgesës do të kontribuojë për uljen e oscilimit të temperaturave të brendshme në objekte. Sasia e energjisë së nevojshme termike do të mbetet e pandryshueshme, pasi me rritjen e kohës së dërgesës, do të ulet fuqia e angazhuar e objekteve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat