Murrizi: Unë ika nga PD, më përjashtuan por nuk jam i mërzitur me Bashën

Maqedonia

Murrizi: Unë ika nga PD, më përjashtuan por nuk jam i mërzitur me Bashën

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:12
Mylim Murrizi

Ish-deputeti Mylim Murrizi shprehet se nga PD nuk ka ikur por që është përjashtuar nga Kryesia e kësaj force politike.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, shprehet se nga PD nuk është larguar se ka pasur ndonjë hatër mbetje me Kryedemokratin Lulzim Basha.

Myslim Murrizi: Unë nuk kam ikur nga  partia Demokratike, më kanë përjashtuar kryesi e PD. Unë s’kam ik se jam mërzit me Bashën dhe po pres që të vijë një që të luftojë Bashën të jetë më i mirë.

Sipas tij PD që prej viti 2008 ka humbur sensin e të qenurit demokratike, ndërsa ka shpjeguar dhe arsyet.

Myslim Murrizi: PD që prej 2008 ka humbur sensin e të qenurit vetë demokratike, kjo falë edhe ligjit zgjedhor, të realizuar në 21 Prill të 2008, 40 ditë pas Gërdecit mes marrëveshjes Berisha dhe Rama. Në momentin që është vrarë vota është vrarë gara gjithandej dhe partitë janë bunkerizuar për interesat e atyre që i drejtojnë. PD ka qenë shumë më e mirë në ditët e para të saj edhe pa përvojë.

Ish-deputeti shton se PD duhet të kthehet në binarët e të qenurit demokratike dhe të ketë hapësirë për çdo kontribues.

Murrizi thotë se nëse Basha kërkon që ta largojë Ramën nga qeveria nuk duhet  të kërkojë që të bëhen ndryshime Kushtetuese.

Myslim Murrizi: PD duhet të  kthehet në binarët e të qenurit realisht demokratike, që të ketë hapësirë për çdo kontribues. Pra duhet të ketë rregulla demokratike dhe jo statut si shoku Enver duhet të pranojë mendim ndryshe. Nëse e ka seriozisht për të përzënë Ramën nga qeveria nuk duhet të  kërkojë ato tgre gjërat qesharake për ndryshimet Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat