Osmani: Ali Ahmeti është autorizuar për të biseduar me të gjitha partitë për zgjidhjen e krizës politike

Maqedonia

Osmani: Ali Ahmeti është autorizuar për të biseduar me të gjitha partitë për zgjidhjen e krizës politike

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 16:43
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, deklaroi se është biseduar për gjendjen politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Ai tha Këshillit i Përgjithshëm ka autorizuar kryetarin Ali Ahmeti për të biseduar me të gjithë partitë politike në vend për të biseduar për zgjidhjen e situatës pas zgjedhjeve lokale në vend.

Ai tha se do të bisedohet me të dyja blloqet, përveç me ato parti të cila janë destruktive dhe janë në kundërshtim me integrimet euroatlantike të vendit.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Osmani tha se të gjitha opsionet janë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat