Zaev: Përgëzoj futbollistët tanë që na dërgojnë në balotazh dhe na e ofruan këtë gëzim

Maqedonia

Zaev: Përgëzoj futbollistët tanë që na dërgojnë në balotazh dhe na e ofruan këtë gëzim

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 06:28
Zoran Zaev

Fitojmë shansin historik për t’u kualifikuar në Kampionatin botëror në futboll! I përgëzoj futbollistët tanë që na çojnë në balotazh dhe që na e ofruan këtë gëzim, ka shkruar sonte kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Jemi krenarë për këtë sukses! Shkojmë më tej, zemrat tona janë me ju”, shkruhet në postimin e Zaevit.

Reprezentacioni sonte në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup e mposhti Islandën me rezultat 3:1.

Dhe do të marrë pjesë në plejofin për Botërorin që do të mbahet në Katar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat