Ministri austriak: Maqedonia e Veriut nga dhjetori të nis bisedimet me BE-në

Maqedonia

Ministri austriak: Maqedonia e Veriut nga dhjetori të nis bisedimet me BE-në

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:22
Michael Linhart

Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart sot në Shkup deklaroi se Vjena zyrtare kërkon që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet për anëtarësim në BE duke filluar nga muaji dhjetor.

Linhart thotë se Maqedonia e Veriut është shembull për rajonin për zbatimin e reformave.

“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimorë, e dobëson Evropën. Ne jemi zotuar, dhe vazhdojmë të zotohemi që nga dhjetori të nisin bisedimet, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë e parashtrojmë deri tek partnerët tanë në Bashkimin Evropian, dhe atë në mënyrë intensive”, tha Linhart.

Linhart gjatë qëndrimit të tij në Shkup, deklaroi se Evropa nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat