Zaev: Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë 37.8 miliarda denarë

Maqedonia

Zaev: Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë 37.8 miliarda denarë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:43
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në Facebook shkroi se investimet kapitale janë jetë për ekonominë nacionale dhe se ndërtohet infrastrukturë për t’u ndërlidhur me fqinjët dhe rajonin.

“Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 investimet kapitale janë me rekord prej 37.8 miliarda denarë dhe janë më shumë se deficiti buxhetore”, shkruan Zaev.

Ai shton se vetëm për Korridorin 8 janë ndarë 6 miliardë denarë dhe se do të investohet në austradat e reja Tetovë – Gostivar, Bukujçani dhe Trebenishta dhe Strugë Qafëthanë.

Në korridorin 10, shkruan Zaev, është paraparë ndërtimi i një pjese të rrugës Prilep – Manastir, ndërsa vazhdojnë punimet në autostradën Kërçovë – Ohër, Shkup – Bllacë si dhe disa rrugë ekstres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat