Presidenti maqedonas Pendarovksi reagon pas aksidentit me 46 viktima në Bullgari

Maqedonia

Presidenti maqedonas Pendarovksi reagon pas aksidentit me 46 viktima në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:42
Stevo Pendarovski

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re.

“Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkroi më tej Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat