“Dëgjova britma, shoferin e kishte....”/ Lulzimi tregon momentet e tmerrit, si i shpëtoi mrekullisht tragjedisë çifti shqiptar

Maqedonia

“Dëgjova britma, shoferin e kishte....”/ Lulzimi tregon momentet e tmerrit, si i shpëtoi mrekullisht tragjedisë çifti shqiptar

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:38
Lulzim Sulejmani është një nga të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari

Lulzim Sulejmani është një nga të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari, ku pas shpërthimit në flakë të një autobusi humbën jetën 46 persona, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Në një interviste ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, Sulejmani tregoi edhe dinamikën e ngjarjes.

Sipas tij, shkak për aksidentin është bërë shoferi, të cilin e kishte zënë gjumi. I riu theksoi se ka thyer xhamin dhe ka arritur të shpëtojë bashkë me të fejuarën e tij dhe disa persona të tjerë.

“Shoferin me siguri e ka zënë gjumi. Autobusi i ka rënë bordurës dhe më pas është çarë goma.  Siç duket i plasi goma autobusit dhe shpërtheu në flakë. Autobusi u mbush me tym. Theva xhamin dhe u hodha jashtë bashkë me të fejuarën time dhe disa persona të tjerë. Në autobus kishte britma të shumta. Më pas nuk di se çfarë ka ndodhur, pasi u largova 200 metra nga autobusi".

"100 km para se të vinim në kufi me Bullgarinë kemi patur një ndalesë, aty u ndërruan shoferët. Më pas kemi bërë edhe një pushim tjetër. Isha 4 ditë me të fejuarën në pushime. Fëmija më i vogël ishte 4 vjeç. Po binte shi. Shkaku i vetëm i aksidentit është vetëm përgjumja e shoferit. E fejuara është bërë operacion, është dëmtuar në gjunjë. Ka thyerje”, tha ai për gazetarin Alban Bogaj, në një lidhje direkte me Top News.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën, tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Në mesin e viktimave kishte edhe të paktën 12 fëmijë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat