Humb jetën një person nga Kumanova pasi ra nga çatia

Maqedonia

Humb jetën një person nga Kumanova pasi ra nga çatia

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën dje pas rrëzimit nga çatia e një shtëpie ku po kryente punë ndërtimore.

“Më 23.11. 2021 në ora 14.50 në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në vendbanimin Pero Çiço gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në kulmin e shtëpisë M.K.(51) nga fshati Oblavcë komuna e Nagoriçani i Vjetër personi në fjalë ka rënë dhe ka ndërruar jetë” njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

Kontrolli është kryer nga dhe ekipi i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat