Shqiptarët viktimë e tragjedive në Maqedoninë e Veriut, 60 të vdekur nga dy ngjarje të tmerrshme

Maqedonia

Shqiptarët viktimë e tragjedive në Maqedoninë e Veriut, 60 të vdekur nga dy ngjarje të tmerrshme

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:23
Aksidenti

Mbrëmja e 8 shtatorit ishte e kobshme për qytetarët e Tetovës dhe për shqiptarët në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut.

14 persona humbën jetën derisa 12  të tjerë u lënduan pasi që në spitalin modular ku trajtoheshin të sëmurët me Corona, shpërtheu një zjarr i fuqishëm.

Ende pa u shëruar ajo plagë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut u tronditën përsëri në mëngjesin e 23 nëntorit.

46 persona humbën jetën derisa shtatë të tjerë janë lënduar pasi që autobusi ku po udhëtonin nga Stambolli në Shkup pësoi një aksident dhe më pas u përfshi nga flaka.

Në dy tragjedi të ndryshme humbën jetën 60 persona derisa 19 të tjerë pësuan lëndime nga më të ndryshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat