Komisioni Evropian: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufirit është ilegal

Maqedonia

Komisioni Evropian: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufirit është ilegal

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:12
Aksidenti

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i “Besa Trans” që u aksidentua në Bullgari nuk ka pasur licencë valide për transportin e udhëtarëve, ai nuk do të guxonte të kalonte kufijtë e Bashkimit Evropian në këtë rast në Bullgari.

Ligjet e BE-së parashikojnë në varg rregullash për licencë dhe leje për transportin e udhëtarëve dhe se nuk përjashtohet që këto ligje janë shkelur, por Komisioni Evropian tani për tani nuk dëshiron të përzihet në hetimet që po zhvillohen.

Nëse vërtetohet në hetim se transportuesi ka lëvizur me licencë ilegale apo të falsifikuar, mund të pritet që KE të dënoj praktikën e tillë që jo vetëm është kërcënim për konkurrencën e lirë në BE, por paraqet edhe rrezikim të jetës së udhëtarëve.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut ditë më parë njoftuan se autobusi i kobshëm nuk figuron në bazën e të dhënave të Ministrisë së transportit dhe lidjeve dhe se nuk ishte lajmëruar fare. Dogana po heton se kush ka lejuar mjetin transportues pa leje valide.

Bashkimi Evropian ka miratuar praktika të re për siguri në transportin e udhëtarëve që quhet Paketi i mobilitetit, me rregulla dhe kritere të reja që do të hyjnë në fuqi në fillim të 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat