Gjendja në LSDM, diskutohet për zgjedhje për kryetar të ri

Maqedonia

Gjendja në LSDM, diskutohet për zgjedhje për kryetar të ri

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka diskutuar rreth gjendjes në parti dhe për dorëheqjen e zyrtarëve të partisë, të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Burime të 24vesti thonë se në Kryesinë qendrore është propozuar që së shpejti të mbahen zgjedhje për kryetar të ri kurse ky vendim duhet të miratohet nga Këshilli udhëheqës i partisë.

Më herët, edhe pse Zaev dha dorëheqje nga funksionet e partisë, partia nuk e pranoi këtë dorëheqje.

Por ky diskutim u kthye në organe të partisë me kërkesën e tij. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat