MPB Maqedoni: Vazhdon gjobitja e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë

Maqedonia

MPB Maqedoni: Vazhdon gjobitja e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përfocuara në komunikacion.

Gjatë këtij aksioni janë dënuar 283 shoferë për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit.

“Prej tyre 28 automjete janë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar, ndërsa gjashtë automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Policia njofton se 11 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 173 në autostradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat