Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregjet e energjisë elektrike.

“Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit që të miratojë shtyrjen e afatit për ekzistimin e situatës krize në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri më 9 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Propozimi për zgjatjen e afatit të krizës, pretendojnë autoritetet, synon të sigurojë vazhdimësi në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në furnizimin me energji elektrike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat