Nga COVID-19 në Maqedoni deri tani kanë humbur jetën mbi 7 mijë persona

Maqedonia

Nga COVID-19 në Maqedoni deri tani kanë humbur jetën mbi 7 mijë persona

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, momentalish numri i rasteve aktive është 8.019, prej të cilëve më së shumti janë në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 342 raste të reja nga 2.349 testime dhe po ashtu ka pasur edhe 348 pacientë të shëruar dhe shtatë persona të vdekur.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje për vaksinim për shkak se vetëm kështu mund të arrihet imuniteti kolektiv dhe të parandalohet mutacioni i SarsCov2.

“Në periudhën nga 6 gushti deri dje në Maqedoni janë infektuar 60.772 persona, prej të cilëve 31% kanë qenë të vaksinuar, përkatësisht 19.025. Sipas statistiakve për muajt e kaluar, 41.747 qytetarë, ose 69% e rasteve nuk kanë qenë të vaksinuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për persona të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe që kanë kaluar minimum 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat