Shantazhet 23-vjeçari/ “Nëse nuk paguan, do të publikohet videoja eksplicite në rrjete sociale”

Maqedonia

Shantazhet 23-vjeçari/ “Nëse nuk paguan, do të publikohet videoja eksplicite në rrjete sociale”

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:54
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme njofton se ka parashtruar padi kundër një të riu nga Tetova, pasi i njëjti ka kërcënuar një djalë 23-vjeçar me publikimin e një video eksplicite.

26-vjeçari në këmbim të mos-publikimit të videos ka kërkuar mjete financiare.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh.(26) nga Tetova, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “fajde” dhe “shantazh”.

Në shtator të vitit 2021, i pandehuri ka shantazhuar një 23-vjeçar nga Tetova, duke i thënë se nëse nuk i jep 15.000 denarë, i njëjti do të publikojë përmbajtje komprometuese në rrjetin social.

I dëmtuari i ka dhënë vetëm 100 euro dhe në tetor të vitit 2021 i pandehuri sërish i ka kërkuar të holla, duke e rritur shumën për 20.000 denarë të tjera, i dëmtuari më pas e ka paraqitur rastin në SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat