Merr flakë automjeti i “Rrugëve të Maqedonisë” në rrugën Sllupçan-Bellanoc

Maqedonia

Merr flakë automjeti i “Rrugëve të Maqedonisë” në rrugën Sllupçan-Bellanoc

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Automjeti për pastrimin e rrugëve në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, ka marrë flakë në rrugën Sllupçan – Bellanoc.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.

Nuk raportohet për viktima dhe të lënduar.

“Më 07.12.2021 në ora 22.12 në Sektorin policor në Mateç është denoncuar se në fshatin Allashec, komuna e Likovës, në rrugën Sllupçan – Bellanoc është shkaktuar zjarr në automjetin në pronësi të “Rrugëve të Maqedonisë”. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit territorial të kundërzjarrit Kumanovë, kurse persona të lënduar nuk ka”, njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat