​Bullgaria: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë, Shqipëria mund të nisë negociatat me BE

Maqedonia

​Bullgaria: Nuk ndryshojmë qëndrim për Maqedoninë, Shqipëria mund të nisë negociatat me BE

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Sofja zyrtare nuk do të ndryshojë qëndrim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Maqedonisë Veriore, ka bërë të ditur sot Këshilli i Ministrave në Bullgari.

Këshilli i Ministrave në Bullgari, sqaroi se “shteti i tyre do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE- së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Mediat bullgare, BGNES sqaroi se “ky qëndrim i Bullgarisë do të mbrohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor 2021, në Bruksel.

“Për Bullgarinë, parimi themelor i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të bëjë përparim në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e të parës konferencë Ndërqeveritare”, mësohet se thuhet në qëndrimin e qeverisë bullgare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat