​Rreth 70 % qytetarëve mendojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

​Rreth 70 % qytetarëve mendojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në Maqedoni të Veriut

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të luftës Kundër Korrupsionit. Kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska, vlerëson se korrupsioni cenon demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjitha sferat.

“Ne jemi ende dëshmitarë të pazareve partiake për poste të larta drejtuese, të cilat përndryshe duhet të plotësohen përmes shpalljeve publike, konkurrencës корректе dhe sistemit MERIT. Jemi dëshmitarë të shkarkimeve të drejtorëve për shkak të hakmarrjes politike. Jemi dëshmitarë të punësimit sipas modeleve të njohura të nepotizmit, klientelizmit dhe kronizmit. KSHPK vazhdimisht ka theksuar se kjo mënyrë e veprimit të elitave politike cenon integritetin e institucioneve dhe ul besimin e qytetarëve”- deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

“Hulumtimi i fundit i promovuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka treguar ulje të besimit te qytetarët. Sipas këtij hulumtimi, korrupsioni është bërë problemi numër një në vend për qytetarët. Rreth 80% besojnë se dëshira për pasurim të shpejtë personal të pushtetarëve, ndikon në përhapjen e korrupsionit. Sipas qytetarëve, më të korruptuarit janë gjykatësit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe prokurorët.

“Perceptimi për korrupsion në të ardhmen nuk është diçka pozitive. Shumica e madhe e qytetarëve, 73% mendojnë se edhe në të ardhmen do ketë shumë mundësi për korrupsion. Ekziston korrupsion shumë i përhapur- dy të tretat e qytetarëve, gjegjësisht 69% vlerësojnë se korrupsioni është i përhapur mes zyrtarëve dhe kjo është rritur për thuajse 4 pikë procentuale në krahasim me vitin 2019”- pohoi Snezhana Kamilovska Trpovska, QMBN.

Për luftën kundër korrupsionit tre pushtetet duhet të kenë vullnet për këtë, por vendimtarë është pushteti gjyqësor i cili duhet të ketë resurse dhe të dënojë.

“Funksionaliteti i qendrave hetimore të cilat aktualisht janë të pranishme vetëm në 5% të prokurorive dhe që edhe pse operative nuk kanë kapacitetet e duhura ndërsa funksionaliteti i tyre do të kontribuonte shumë dhe ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit”- pohoi Natali Petrovska, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë“.

Në raportin e fundit të Transparency International, Maqedonia renditet në vendin e 111-të nga 180 vende sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit. Zv.kryeministri për Luftë kundër Korrupsionit Ljupço Nikolovski Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e ka shënuar me një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat