Nuk ka masa restriktive shtesë për festat e fundvitit në RMV

Maqedonia

Nuk ka masa restriktive shtesë për festat e fundvitit në RMV

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Nuk planifikohen masa kufizuese për festa, ndërsa një pjesë e qendrave për kovid dhe gjithë klinika interne po kthehen në normale, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas tij masat kufizuese të tanishme në prag të festave të fundvitit janë të mjaftueshme duke e marrë parasysh atë që, tubime të tilla në vende publike ka gjithkund. Praktikisht, thotë ai, kulminacioni do të arrihet gjatë festave të fundvitit dhe pas asaj do të qetësohet.

Në lidhje me të vaksinuarit, ministri konsideron se përqindja është e lartë, por edhe se interesimi ka rënë.

“Mendoj se përfshirja e cila sipas regjistrimit të ri ishte diku ndërmjet 50, madje edhe 55 për qind nëse përjashtohen fëmijët, megjithatë është i lartë, një përqindje mjaft e lartë. Më vjen keq që ka rënë interesimi dhe nuk do të arrijmë për një kohë të shkurtër 70 ose 80 për qind përfshirje. Ashtu që, në atë kuptim duke e marrë parasysh atë që spitalet me të vërtetë janë zbrazur, një pjesë e qendrave për kovid tashmë po mbyllen. Në fillim të javës së ardhshme gjithë klinika interne do të kthehet në punë normale. Do të thotë Reparti për Neurologji dhe Dermatologji kthehet në punë normale, të gjitha kapacitetet për kovid do të vendosen në Klinikën Infektive. Mendojmë se situata është e qetë, potencon Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat