Boçvarski: Ligji i ri i legalizimeve nuk i përfshin të gjitha objektet

Maqedonia

Boçvarski: Ligji i ri i legalizimeve nuk i përfshin të gjitha objektet

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:42
Blagoj Boçvarski

Propozim-ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje nuk i përfshin të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, është shprehur ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Siç tha ai, ligji ka kaluar në Qeveri dhe pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

“Ligji i ri nuk i vë në pozitë të barabartë ata që ndërtuan pa leje me ata që ndërtuan sipas ligjit. Ata që ndërtuan pa leje me këtë ligj dënohen me gjoba shtesë, me 50% shpenzime më të larta komunale se ato të zakonshmet ose 100% nëse bëhet fjalë për objekt më të madh se 80 metra katrorë…Nuk do të thotë që nëse dikush ka ndërtuar ilegalisht në zonë të Planit të përgjithshëm urbanistik për banim individual për të ndërtuar një objekt industrial se do të legalizohet.

Nuk do t’i nënshtrohet fare legalizimit. Vetëm në përputhje me qëllimin e PPU-së”, thotë Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat