Inspektorët në terren, punëtorët të raportojnë për të dielën ditë jopune

Maqedonia

Inspektorët në terren, punëtorët të raportojnë për të dielën ditë jopune

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:35
Ilustrim

Nga 1 janari, e diela është përcaktuar si ditë jopune. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës, të cilat do të zbatohen nga viti i ardhshëm.

Përcaktohen aktivitetet në të cilat pushimi javor mund të zëvendësohet me një ditë tjetër pune dhe sipas vlerësimeve janë të nevojshme për funksionimin normal të shoqërisë.

Ndryshimet parashikojnë 50 për qind më shumë mëditje dhe ditë pushimi për ata që do të punojnë të dielave dhe janë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Inspektorati Shtetëror i Punës bën me dije se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në Ligjin e Punës për të dielën ditë jopune, nga 2 janari do të vendosë turne javore në rajone, ku punëtorët mund të raportojnë nëse u shkelen të drejtat në lidhje me punën të dielave.

Njoftohen të gjithë punëdhënësit se nga data 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 288/2021), i cili në nenin 134 paragrafi 2 rregullon se “ditë pushimi javor është e diela”. thonë nga Inspektorati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat