Mickoski pret zgjedhje të parakohshme këtë vit

Maqedonia

Mickoski pret zgjedhje të parakohshme këtë vit

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:44
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ketë, pasi që siç shtoi, popullit duhet t’i jepet mundësi që të zgjedh Qeveri politike.

Pres që këtë vit të kemi zgjedhje të parakoshme parlamentare, kjo duhet patjetër që të ndodhe sepse duhet t’i jepet mundësi popullit që të zgjedhe Qeveri politike ashtu sic e do populli.

Frika e Qeverisë është që OBRM-PDUKM do të korre fitore të madhe në ato zgjedhje dhe frika tek parnterët e koalcionit është që nuk do të ketë kush ta shantazhoje OBRM-PDUKM-në.

Sepse do të udheheq me politika që luftojnë krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat