Kovaçevski: Takimi me Petkovin thekson rëndësinë e dialogut mes dy vendeve fqinje

Maqedonia

Kovaçevski: Takimi me Petkovin thekson rëndësinë e dialogut mes dy vendeve fqinje

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:10
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me një ceremoni shtetërore priti kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov, i cili ka mbërritur për një vizitë zyrtare njëditore në vendin tonë.

“Është kënaqësi dhe nder i madh që sot pres një delegacion qeveritar nga Republika e Bullgarisë, i kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimet e sotme theksohet rëndësia e bashkëpunimit intensiv dhe dialogut mes dy vendeve fqinje, bazuar në vlerat evropiane dhe respektin reciprok, shkruan në profilin e tij në Facebook Dimitar Kovaçevski.

Në Qeveri janë zhvilluar takime të ndara në mes të zv. kryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me Kristian Vigenin, nënkryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, si dhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy vendeve Blagoj Boçvarski dhe Nikollai Sabev.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat