Bekteshi: EMV aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike

Maqedonia

Bekteshi: EMV aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:16
Kreshnik Bekteshi

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) aktualisht plotëson 100% të nevojave të tregut të rregulluar të energjisë elektrike, thotë Bekteshi.

SHA EMV aktualisht mbulon 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal të energjisë elektrike që furnizon amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar dhe furnizimi me thëngjill për nevojat e termocentraleve po ecën pa probleme, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“EMV punon në përputhje me kërkesat e furnizuesit universal të energjisë elektrike – EVN Home dhe nominimet që furnizuesi universal i jep çdo ditë për ditën e nesërme dhe aktualisht 100% i plotëson nevojat e tregut të rregulluar.

Sipas të dhënave që i marrim në Komisionin për ballafaqim me krizën energjetike, furnizimi i thëngjillit për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej është në vazhdimësi”, tha Bekteshi në një pyetje në takimin e sotëm me gazetarë.

I pyetur se si e kanë bindur AD TE-TO që t’ia shesë rrymën shtetit me 170 euro për megavat orë, ndonëse paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk mund ta shesë nën 250 euro, Bekteshi tha se këtë e kanë arritur me bisedime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat