Mijëra qytetarë kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Mijëra qytetarë kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Mijëra qytetarë në Ohër kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e ftohtë të liqenit të Ohrit, pranë portit të qytetit, shkruan Alsat.

Më i shpejti në mesin e qindra pjesëmarrësve ishte 25 vjeçari Martin Goxhoski nga lagjja Varosh.

“Kam shtatë apo tetë vjet që kërcej. Kam dhjetë vjet që e ndjek hedhjen e kryqit. Kisha shumë dëshirë ta kap të paktën një herë në jetë dhe ja ndodhi. Ndihem shkëlqyeshëm. Shpresoj të më sjellë lumturi dhe mirëqenie në familje”, tha Martin Goxhoski- kapës i kryqit.

Pavarësisht valës së re të Covid 19 pothuajse askush nuk mbante maska ​​​​mbrojtëse dhe ishte e pamundur të ruhej distanca sociale pavarësisht apeleve të punonjësve shëndetësorë, për të mbajtur maskë dhe për t’i shmangur turmat.

“Tradita vazhdon edhe këtë vit, përkundër asaj që është problem i përgjithshëm, si kriza në Maqedoni ashtu edhe në botë. Por ne i mblodhëm forcat dhe e organizuam këtë vit dhe shpresoj që nga viti i ardhshëm në kushte edhe më normale të bëhet ky manifestim”, u shpreh Kirill Pecakov- kryetar i Ohrit.

Përveç qytetarëve të Ohrit, kishte edhe mysafirë nga qytetet tjera.

“Sot jam për herë të parë në kremtimin e “Ujërave të bekuar” dhe për herë të parë po hyj në liqenin e Ohrit për këtë festë. Unë jam nga Tetova”, tha njw vizitor nga Tetova.

Për shkak të motit të ftohtë, ekipet e kryqit të Kuq dhe mjekët kanë pasur disa ndërhyrje të lehta për shkak të ngricave, tre në ujë dhe një jashtë. Dita e peshkatarëve, kur tradicionalisht përgatitet zierja e peshkut dhe kërcehet pas fuçive me verë në liqen, këtë vit nuk do të mbahet për shkak të pandemisë./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat