Zëdhënësja e LSDM-së: Qytetarëve u duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje të parakoshme

Maqedonia

Zëdhënësja e LSDM-së: Qytetarëve u duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje të parakoshme

Më: 23 janar 2022 Në ora: 16:41
Bogdanka Kuzeska

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp në pyetje të gazetarëve tha përsëriti qëndrimin e partisë së saj se kërkesat e partisë opozitare maqedonase janë jo të sinqerta.

“OBR-PDUKM është ajo parti që gjatë periudhës së fundit ka bllokuar propozimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për 1 njësi zgjedhore me rreth tre mijë amendamente, ndërsa këto ditë shohim se si partia me trysni dhe kërcënime përpiqet të bëjë presion te partitë më të vogla politike”, tha Kuzeska.

Ajo shtoi se LSDM është kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare dhe se kjo qeveri do të mbesë deri në vitin 2024.

“Qytetarët meritojnë të sillmei me përgjegjësi dhe t’u përgjigjemi sfidave në krizën energjetike dhe shëndetësore”, u shpreh Kuzeska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat