Një grup pune i ekspertëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të punojnë për lidhjen hekurudhore

Maqedonia

Një grup pune i ekspertëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të punojnë për lidhjen hekurudhore

Më: 24 janar 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Qeveria pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit të Mirëkuptimit për zhvillimin e lidhjes hekurudhore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë “Shkup-Sofje”.

Memorandumi, i prezantuar nga ministritë e transportit dhe komunikacionit të dy vendeve, pritet të nënshkruhet gjatë një seance të përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet nesër në Sofje.

“Dokumenti shpreh pëlqimin për krijimin e një grupi të përbashkët pune të përbërë nga ekspertë me kapacitet dhe ekspertizë të duhur profesionale në fusha të tilla si menaxhimi i projekteve, ligji evropian dhe ndërkombëtar, inxhinieria dhe menaxhimi financiar, me qëllim përshpejtimin e procesit të aktiviteteve përgatitore dhe zbatuese për Projektin.

Memorandumi është përgatitur duke marrë parasysh zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve, si dhe nevojën për forcimin e aktiviteteve ekonomike dhe tregtare dhe thekson qëllimin e përbashkët për zhvillimin e “Projektit të Lidhjes Hekurudhore Shkup-Sofje”, i cili është i interes të përbashkët dhe rajonal dhe ka një rëndësi të rëndësishme strategjike dhe ekonomike për qytetarët dhe ekonomitë e të dy vendeve”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Sipas memorandumit, Grupi Punues do të takohet të paktën katër herë në vit në nivel ekspertësh për të punuar në ecurinë e zbatimit të projektit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat