Bilalli: Ta shfrytëzojmë presionin ndaj Bullgarisë për shkak të Ukrainës

Maqedonia

Bilalli: Ta shfrytëzojmë presionin ndaj Bullgarisë për shkak të Ukrainës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:09
Mersel Bilalli

Profesori universitar, Mersel Bilalli mendon se mund të arrihet progres në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BUllgarisë pas intensifikimit të komunikimit mes dy kryeministrave, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petrov.

“Mendoj se siguria e përgjithshme në Evropë, e ndërlidhur me gjendjen në Ukrainë, do ta detyrojë palën bullgare në konstruktivitet. Po ashtu do të përforcohet presioni i të frotëve ndaj Bullgarisë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Bilalli.

Për dallim nga Bilalli, ish-ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Marjan Gjorçev nuk shprehet optimist se do të tejkalohet situata me veton bullgare. Sipas tij, procesi negociues do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

“Dy palët janë shumë larg për një zgjidhje në lidhje me gjuhën dhe kombin maqedonas”, tha Gjorçev.

Ai shton se Maqedonisë duhet t’i mbajë linjat e kuqe që ndodhen në Rezolutën e miratuar në Kuvend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat