Buçkovski: Për një javë u bë shumë më shumë se sa u bë për një vjet

Maqedonia

Buçkovski: Për një javë u bë shumë më shumë se sa u bë për një vjet

Më: 25 janar 2022 Në ora: 21:26
Vllado Buçkovski

Ish-negociuesi special me Sofjen, Vllado Buçkovski u shpreh se bisedimet e reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të çojnë në kthimin e besimit.

Sipas tij, tani duhet të pritet edhe puna mes grupeve të punës.

“Afati ideal i pritjeve të para do të jenë tre muajt e para. Për mua e rëndësishme është çfarë do të përfshihet në grupet e punës. Dy palët janë larg nga njëri tjetri për më shumë se një vjet e gjysmë. Për një javë u bë shumë më shumë se sa për një vjet”, tha Buçkovski.

Ai theksoi se në Bullgari ka opinion kritik që bën analiza reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat