Panovski: Po të ishte omicron vdekjeprurës si lloji delta, me këto infektime ditore do të kishim deri 70 viktima në ditë

Maqedonia

Panovski: Po të ishte omicron vdekjeprurës si lloji delta, me këto infektime ditore do të kishim deri 70 viktima në ditë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:24
Nikolla Panovski

Mikrobiologu Nikolla Panovski për “Nova Makedonija” tha se sa më shumë raste të reja të kemi me coronaviurus, aq më shumë do të jetë numri i të shtruarve në spitale, ndërsa me këtë edhe numri i të personave të vdekur.

Ai tha se në shtatori të vitit të kaluar kishte nga 2,400 të infektuara, ka pasur deri në 50 të vdekur në ditë.

“Omicron të ishte vdekjeprurës si delta, në këtë numër të të infektuarve do të kishim deri në 70 viktima në ditë. Omicron e ka ulur përqindjen e vdekjeve, por përsëri numri i viktimave në baza ditore nuk është i vogël”, thekson ai.

Panovski thotë se kur të ulet numri i rasteve të reja në 500, nuk do të duhet të ketë më shumë se pesë raste të vdekjeve në ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat