KSI rekomandon që mësimi të vazhdojë me prezencë fizike

Maqedonia

KSI rekomandon që mësimi të vazhdojë me prezencë fizike

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Komisioni për Sëmundje Infektive, sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën kanë rekomanduar që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 të fillojë me prezencë fizike.

Ky vendim përfshin nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, por me respektimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga coronavirusi.

“Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundjet Infektive, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është shqyrtuar gjendja aktuale epidemiologjike me Covid-19 në vend. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve të rinj dhe për zgjerimin e kapaciteteve spitalore, Komisioni rekomandoi që klinikat që më parë kanë funksionuar si qendra COVID në fazën e parë, Klinikën për sëmundje të lëkurës dhe Klinikën për neurologji në Shkup, në ditët në vijim të vazhdojnë punën si qendra të COVID-19 dhe të hapet një departament shtesë për COVID në QSHM “8 Shtatori”. Për këtë lajmërohen menjëherë të tria institucionet shëndetësore publike për të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga MSH gjithashtu informojnë se sipas raporteve ditore nga repartet infektive dhe kovid-qendrat, për momentin të hospitalizuar janë gjithsej 573 pacientë, prej të cilëve 180 në Shkup

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat