Gjysmëvjetori i dytë në Maqedoni fillon më 1 shkurt me przencë fizike

Maqedonia

Gjysmëvjetori i dytë në Maqedoni fillon më 1 shkurt me przencë fizike

Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme mori vendim që arsimi në shkollat fillore dhe të mesme të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt.

“Ky vendim është marë në bazë të mendimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe sipas rekomandimeve të UNICEF, ndërsa qeveria bën thirrje për respektim të protokolleve për mbajtje të mësimin me prezencë fizike”, thonë nga Qeveria.

Gjatë ditës së sotme KSI i rekomandoi Qeverisë të mbahet mësimi me prezencë fizike por me respektim të protokolleve që janë miratuar në kushte pandemie.

Ndryshe, qeveria e Maqedonisë zgjati fillimin e gjysmëvjetorit deri më 1 shkurt për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat