Kaevski beson se për 6 muaj do të zgjidhin kontestin me Bullgarinë

Maqedonia

Kaevski beson se për 6 muaj do të zgjidhin kontestin me Bullgarinë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:37
Kaevski

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski thotë se në 6 muajt e ardhshëm do të zgjedhin kontestin me Bullgarinë.

Sipas tij, do të ruhen edhe linjat e kuqe dhe dinjiteti.

“Ajo që ndodhi gjatë kësaj jave në Shkup dhe Sofje është një hap drejt debllokimit dhe besoj se me një hap të sinqertë dhe me qasje të hapur dhe publike kontestet e hapurame Bullgarinë mund të zgjidhen dhe të debllokohet procesi i bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë”, u shpreh Kaevski në emisionin “Top tema”.

Kujtojmë se më 18 janar Kiril Petkov ishte për vizitë në Shkup, ndërsa gjatë këtyre ditëve dy qeveritë kishin mbledhje të përbashkët në Shkup./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat