E majta e Maqedonisë do të parashtrojë Propozim-ligjin për pagë minimale të propozuar nga LSM

Maqedonia

E majta e Maqedonisë do të parashtrojë Propozim-ligjin për pagë minimale të propozuar nga LSM

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Në konferencë për shtyp, deputeti nga radhët e partisë E majta, Borisllav Krmov tha se partia e tij do të parashtrojë Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në muajin dhjetor.

“Bëhet fjalë për Propozim-ligj për ndryshime të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga LSM”, tha Krmov.

Ai shtoi se edhe pse LSM-së i është premtuar se do të miratohet ligji në janar, ai ende nuk është miratuar.

“Qëllimi i këtij ligji është që paga minimale nga 15 mijë denarë të rritet në 18 mijë denarë, që do të ishte rreth 60% të pagës momentale mesatare”, tha Krmov.

Ai shtoi se shporta e një familje kushton 35 mijë denarë dhe se një familje 4 anëtarëshe me dy paga minimale nuk mund t’ia dalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat